Luftimet e fundit me Armeninë, Nancy Pelosi fajëson Azerbajxhanin!

vovalbania September 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luftimet e fundit me Armeninë, Nancy Pelosi fajëson Azerbajxhanin!

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan fajësoi Azerbajxhanin për luftimet e fundit me Armeninë, ndërsa po zhvillon një vizitë në Jerevan, për t’i ofruar mbështetje shtetit armen. Nancy Pelosi po qëndron atje nga dje dhe është zyrtarja më e lartë amerikane që viziton Armeninë, që nga koha kur ky shtet shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991.

Gjatë një konference për media në Jerevan, zyrarja e lartë u pyet për luftimet që shpërthyen javën e kaluar. Pelosi fajësoi Azerbajxhanin “për sulme të paligjshme dhe vdekjeprurëse” ndaj Armenisë.

Ne i dënojmë këto sulme fuqishëm. Luftimet në kufi u nxitën nga sulmet e Azerbajxhanit.

Alen Simonian, kryetar i Parlamentit të Armenisë deklaroi:

Sa i përket asaj që pritet nga Armenia, ne presim mbështetje aktive për demokracinë, sovranitetin dhe integritetin territorial në të gjitha drejtimet.

Azerbajxhani i dënoi deklaratat e Pelosit, duke i cilësuar “të papranueshme”.

Akuzat e padrejta dhe të paqëndrueshme të Pelosit kundër Azerbajxhanit janë të papranueshme. Kjo është një goditje e rëndë në përpjekjet për të normalizuar raportet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Para takimit me kryeministrin armen, Nikol Pashinian, Pelosi vendosi kurora lulesh pranë një monumenti në Jerevan për të nderuar 1.5 milion armenë që vdiqën në fushatat e orkestruara të dhunës nga turqit otomanë gjatë Luftës së Parë Botërore.

Vrasjet janë cilësuar si gjenocid nga një numër i madh historianësh si dhe nga Kongresi Amerikan, i cili në mënyrë unanime miratoi rezolutën e gjenocidit më 2019. Presidenti Joe Biden, zyrtarisht i njohu vrasjet si gjenocid në prill të vitit 2021.

Që para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, dy palët kanë luftuar për Nagorno-Karabakun. Forcat armene etnike morën kontrollin e këtij rajoni të shkëputur në vitin 1994. Më 2020-ën, Azerbajxhani largoi forcat armene nga shumica e territorit të rajonit e qarqeve përreth. Në dhunën e fundit, të dy vendet shkëmbyen zjarr përgjatë kufirit që i ndan dhe forcat azere kryen sulme edhe brenda territorit të Armenisë. Rusia, e cila ka raporte të mira me të dyja shtetet, ndërmjetësoi një armëpushim pak kohë pas nisjes së luftimeve, por ato vazhduan.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE