Dalin në ‘dritë’ detaje të reja nga ndarja e shumëpërfolur e dyshes Totti-Blasi!

vovalbania September 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dalin në ‘dritë’ detaje të reja nga ndarja e shumëpërfolur e dyshes Totti-Blasi!

Ndarja e Francesco Tottit nga Ilary Blasi ka qenë tema kryesore e këtyre ditëve. Së fundmi, Mara Venier intervistoi Roberto D’Agostinon, i pari që dha lajmin e ndarjes. Gazetari rrëfeu detaje të reja të historisë duke shprehur se:

Ata kanë qenë në krizë për të paktën pesë vjet. Kur u largua nga futbolli, Totti përjetoi një moment dëshpërimi, ndërsa karriera e Ilarit mori hov. Kur doli emri i Noemit, Ilary i kërkoi shpjegime Francescos para fëmijëve më të mëdhenj. Kishin vendosur të ndaheshin me një deklaratë të përbashkët që do të publikohej pas përfundimit të shkollës së fëmijëve. Publikimi i fotove të Francescos te shtëpia e Noemit e zemëroi shumë Ilary-n. Kjo është arsyeja pse dolën dy deklarata për shtyp. Ilary kohët e fundit nuk po del, ajo kalon mbrëmjet me miqtë në shtëpi. Pavarësisht momentit të vështirë që po kalon, duket se nuk e ka humbur dëshirën për të qeshur dhe luajtur, por u beson vetëm pak njerëzve.

Ndërkohë që Totti në një intervistë të dhënë për mediat italiane sqaroi se gruaja e tij e kishte lënë vetëm dhe e kishte tradhtuar gjatë vitit 2021 kur ai ishte me COVID-19. Gjithashtu ai tha se kishte pasur shumë thashetheme se bashkëshortja e tij e tradhtonte prej kohësh, çka sipas tij u faktua nga mesazhet që iu gjetën në telefon. Në intervistën e gjatë për Corriere della Sera, Francesco Totti nuk foli vetëm për tradhtitë e pretenduara të Ilary Blasi, por edhe për paratë që prezantuesja do i kishte vjedhur.

Rikujtojmë, se thashethemi më i fundit duket i pabesueshëm. E dashura e re e ish-kapitenit të Romës është shtatëzënë! Fillimisht i dhënë nga Corriere della Sera, lajmi “fluturoi”, duke shkaktuar jo pak habi. E ndërkohë sa i përket Ilary-t, e cila ka prezantuar edhe “L’Isola dei Famosi”, pushimet vazhdojnë. Pas qëndrimit me fëmijët në Tanzani, ndalesa e radhës ishin disa ditë në plazh për prezantuesen e njohur italiane, e cila tani ka gjetur shplodhje në Dolomite, zonë malore në verilindje të Italisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE