Asani dhe Daku i bëjnë të papriturën trajnerit të Polonisë

vovalbania September 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Asani dhe Daku i bëjnë të papriturën trajnerit të Polonisë

Në 10 shtator, Shqipëria luajti kundër Polonisë në stadiumin “Air Albania” ku doli edhe fituese me dy golat e Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut.

Ndeshja ishte e vlefshme për Euro 24, dhe tre pikshi i fituar ndaj Polonisë e çoi Shqipërinë të renditur në vendin e parë të grupit E, ndjekur nga Çekia.

Mirëpo kujt do ia priste mendja se goli i Asanit dhe Dakut do ti sillte shkarkimin nga puna trajnerit të Polonisë, Santos.

Ai erdhi me mjaft bujë pas suksesit që pati me Portugalinë, mirëpo humbja 2-0 përballë Shqipërisë ka bërë që ai të shkarkohet menjëherë, pasi momentisht ekipi polak renditet në vendin e tretë me 6 pikë.

Kujtojmë se ndeshjen e rradhës Shqipêria e luan po në shtëpi, kundër Çekisë më 12 tetor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE