Fero ka një paralajmërim për të gjithë ne!

vovalbania September 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fero ka një paralajmërim për të gjithë ne!

Fero është një nga reperët që ka spikatur në tregun muzikor dhe ka pasur një sukses që prej fillimeve të karrierës, për shkak të origjinalitetit dhe teksteve të këngëve të tij, të cilat janë pëlqyer dhe shumë prej tyre janë kthyer në hite. Reperi e nisi karrierën e tij nën menaxhimin e kompanisë “On Records” dhe pas përfundimit të kontratës, ai e vazhdoi rrugën e tij artistike si një artist i pavarur. Teksa, së fundmi ka treguar se është ‘lidhur’ sërish me ta.

Me projekte muzikore gjatë muajve të fundit Fero nuk ka qenë shumë aktiv edhe pse ka publikuar disa këngë të reja. Mirëpo, duket se këtë rikthim, artisti nuk do ta ketë vetëm me këngë të reja por edhe në pamjen e tij të jashtme. Së fundmi, reperi na ka treguar se ka nisur të ushtrohet dhe këtë nuk ngurron ta publikojë në rrjete sociale, shoqëruar bashkë me një paralajmërim.

Mesa duket shumë shpejt do të kemi një surprizë, nga Don Xhoni dhe nga reperi i njohur Fero, i cili së fundmi nuk ka qenë shumë aktiv me projekte të reja. Pak ditë më parë, ky i fundit ka ndarë një Instastory teksa tregon se ndodhet në studio muzikore dhe më pas postoi një foto të edituar krah Don Xhonit shoqëruar me një ’emoji’ që shpreh shumë entuziasëm. Këto postime na ngrenë dyshimet se mund të kemi një bashkëpunim mes dyshes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE