Një muaj jetë, Dojna Mema poston foton e ëmbël të djalit të saj!

vovalbania September 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një muaj jetë, Dojna Mema poston foton e ëmbël të djalit të saj!

Dojna Mema është padyshim një nga moderatoret më të pëlqyera në vendin tonë dhe së fundmi bukuroshja ka qenë shumë e përfolur për shkak të shtatzënisë së saj. Përgjatë muajve, Dojna na ka mbajtur të përditësuar me zhvillimet që kanë ndodhur.

Tanimë ajo është bërë nënë e një vogëlushi për herë të parë dhe këtë lajm e ndau me ndjekësit e saj në Instagram, teksa ka postuar një moment pas lindjes me djalin e saj të porsalindur në krahë. Dojna ka zbuluar emrin e vogëlushit, Nolan Sata që erdhi në jetë në datë 20 gusht të këtij muaji.

Ditën e sotme vogëlushi i saj mbush plot 1 muaj jetë e këtë na e ka rikujtuar vetë Dojna me anë të një postimi në Instagram. Moderatorja ka postuar një foto shumë të veçantë të djalit të saj, Nolan dhe shkruan:

Një muaj më parë njoha dashurinë më të madhe të jetës sime
Tani i kuptoj të gjitha mamatë që kanë fëmijën në ‘wallpaper’

https://www.instagram.com/p/CiuZIvotS-T/?utm_source=ig_web_copy_link

E vetëm pak ditë pas lindjes së djalit të saj, duket se më në fund Dojna ka gjetur pak kohë për t’ja kushtuar vetes dhe partnerit të saj, Vlashentit, ku na kanë treguar se janë ‘arratisur’ për të dalë dhe ka postuar gjithashtu në Instagram një foto të saj. Kjo është fotoja e parë e moderatores që pas lindjes së Nolan dhe mund të themi se duket më e bukur se kurrë më parë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48852 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE