Publikohen pamjet e Ervis Martinajt/ Kamerat e sigurisë kapin momentet kur i shumëkërkuari është shfaqur për herë të fundit

vovalbania September 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Publikohen pamjet e Ervis Martinajt/ Kamerat e sigurisë kapin momentet kur i shumëkërkuari është shfaqur për herë të fundit

Janë publikuar për herë të parë pamjet kur i shumëkërkuari Ervis Martinaj është shfaqur për herë të fundit në publik. Prej disa kohësh ai rezulton i zhdukur dhe nuk ka asnjë informacion për të.

Pamjet janë publikuar nga emisioni “Në Shënjestër” në Neës24, ku shihet Ervis Martinaj i veshur me bluzë bardhë dhe pantallona të zeza dhe dy persona të tjerë që e shoqëronin. Njëri është efektivi Jeton Lami dhe personi tjetër është mikesha e të shumëkërkuarit Martinaj.

Ervis Martinaj është filmuar nga kamerat e sigurisë të një hoteli luksoz në Durrës mbrëmjen e 5 gushtit, pesë ditë para se të denoncohej zhdukja e tij.

“Më pas silueta e mbretit të kumarit është shfaqur në një tjetër kamera sigurie në kryeqytet, në pallatin ku banon edhe Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë” , thotë gazetarja Klodiana Lala, duke theksuar se pallati ku ai doli për herë të fundit ishte i rrethuar nga forcat e Gardës së Republikës.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48400 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE