Aktori Genti Hazizi është konkurrenti më i ri i “Dancing with the Stars”!

vovalbania September 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktori Genti Hazizi është konkurrenti më i ri i “Dancing with the Stars”!

Pak kohë më parë u njoftua rikthimi i një projekti shumë të madh në Shqipëri, i cili është spektakli “Dancing with the Stars”. E teksa pritjes duket se po i vjen fundi, ndërsa spektakli nis pikërisht në muajin tetor, pak nga pak po zbulojmë edhe artistët dhe personazhet vip që do t’i bashkohen “Dancing with the Stars”.

Konkurrenti i parë që u zbulua ishte Alban Nimani, artisti vizual, këngëtari dhe solisti i grupit “Asgjë Sikur Dielli”. Ndërkohë, e dyta që u zbulua ishte Sara Hoxha, e njohur gjerësisht si influencer, një nga personazhet vip më të përfolur të momentit.

E teksa Isli Islami lë zgjimet e hershme për mbrëmjet e vona po ashtu edhe Megi Pojani dhe këngëtari Ardit Çuni u zbuluan si konkurrentët e radhës në spektakël. Nuk duhet të harrojmë as Deborah Keçi dhe Salsano Rrapi që gjithashtu do të konkurrojnë.

Të fundit që iu bashkuan kastit, ishin pikërisht këngëtarja Irini Qirjako, biznesmeni Arbër Çepani, artistet Julka Gramo dhe Elhaida Dani, bartenderi Ilir Dushkaj dhe gazetarja dhe prezantuesja Elona Duro. Duket se jemi më pranë se kurrë, teksa ditën e sotme zbuluam konkurrentin më të ri.

Ai është aktori Genti Hazizi, të cilin të gjithë e kemi njohur përmes roleve të tij komike. Duket se Genti është gati për sfidën e kërcimit dhe padiskutim që do ta shohim aktorin në një dimension të ri, ndaj dhe i urojmë shumë suksese.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48914 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE