“Është marrëdhënie normale”, Sarah Berisha sqaron raportin me Einxhel!
“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion. Një banore e cila bëri jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave.
Ditën e djeshme, bukuroshja ishte e ftuar në programin ‘Goca dhe Gra’ foli për herë të parë për spekulimet që kanë qarkulluar se ajo dhe Einxhel Shkira nuk flasin. Këto lajme kanë qarkulluar pasi Sarah nuk u pa në asnjë nga fotot që u publikuan nga festa e zbulimit të gjinisë të fëmijës që prezantuesja pritet të sjellë në jetë. Në atë organizim ishin mbledhur të gjithë të afërmit e çiftit dhe nuk mund të mos vihej re mungesa e Sarës.
Lidhur me këto fjalë, blogerja u shpreh kështu:
Më pengon pak që bëhet ky krahasimi mes çifteve. Siç është PM dhe Dagz, ata kanë dhe shokë të tjerë që janë me të dashurat e tyre. Ata janë kolegë dhe shumë shumë shokë të mirë. Mes nesh nuk ka krisje. Prandaj më bezdis ky fakti, që çfarë duhet të bëjë një çift duhet ta bëjë një tjetër. Ose pjesa e shtatzënisë. Jam e sigurt dhe Einxhel bezdiset nga këto gjëra. Me Einxhel nuk jam zënë, dhe nuk do zihem, kështu që njerëz flini të qetë. Është marrëdhënie shumë normale. Nuk bëhem siç ishim brenda shtëpisë, por kur u prishën shoqëri më të mëdha në Big Brother…
E ftuar në një intervistë, bukuroshja na tregoi se si po shkon marrëdhënia mes tyre dhe a bëhet xheloze Sara kur i afrohen vajza partnerit të saj.