Një “mal” me akuza për Adam Levine, edhe ish-instruktorja e joga-s kundër këngëtarit!

vovalbania September 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një “mal” me akuza për Adam Levine, edhe ish-instruktorja e joga-s kundër këngëtarit!

Së fundmi, një tjetër grua ka hedhur akuza ndaj këngëtarit Adam Levine. Ish-instruktorja e joga-s, Alanna Zabel, që ka punuar me artistin nga viti 2007 deri në 2010 shkroi në rrjete sociale se ai i kishte dërguar mesazhe flirtuese.

Një ditë më dërgoi një mesazh duke më thënë: “Dua ta kaloj ditën lakuriq me ty”.

Më tej, instruktorja pretendoi se për shkak të këtij mesazhi u konfliktua me të dashurin e saj të atëhershëm. Zabel tha se arsyeja pse foli publikisht është se u zhgënjye nga përgjigjja e tij ndaj akuzave për të. Akuzat e saj vijnë në një kohë kur Levine po kritikohet për mesazhet flirtuese që iu ka dërguar disa modeleve. Modelja Sumner Stroh, pretendoi se kishte qenë në një lidhje me këngëtarin e hitit “Girls Like You”.

Ndërkaq, një grua e quajtur Alyson Rose ndau mesazhet e saj të supozuara me këngëtarin e Maroon 5. Rose pretendoi se kishte shumë më shumë mesazhe, por zgjodhi të mos i shpërndante sepse ato nuk janë të përshtatshme dhe ajo nuk ndihej rehat duke postuar gjithçka. Një grua tjetër, komediania Maryka, ndau në Story në Instagram mesazhet e supozuara me Levine, i cili edhe asaj i thoshte se ishte i fiksuar pas saj.

Levine ndërkaq është i martuar me modelen e ‘Victoria’s Secret’, Behati Prinsloo që nga viti 2014. Pas këtij skandali ka reaguar edhe supermodelja Emily Ratajkowski. Emily kritikoi aktoren Sara Foster për fajësimin e Sumner Stroh, e cili pretendonte se kishte një lidhje 1-vjeçare me këngëtaren e Maroon 5.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45337 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE