Princeshë Diana apo mbretëresha Elizabeth?! Ja kush ka qenë funerali më i ndjekur!
Në Mbretërinë e Bashkuar, sipas statistikave paraprake, më shumë se 26 milionë persona ndoqën shërbimin funeral të Mbretëreshës Elizabeth II në Westminster Abbey. Kjo e bën atë një nga audiencat më të mëdha televizive në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas shifrave të bëra publike nga organizata kërkimore Barb, shërbimi u transmetua në një sërë kanalesh, me një mesatare prej 26.2 milionë shikuesish. Megjithatë, funerali i Princeshës Diana mori shikueshmëri më të lartë televizive në SHBA dhe Mbretëri të Bashkuar sesa funerali i mbretëreshës Elizabeth, edhe pse është e vështirë të krahasohen dy ngjarjet.
Funerali shtetëror i Mbretëreshës u ndoq në SHBA nga mesatarisht nga 11.4 milionë njerëz, që është një rënie e ndjeshme nga 33.2 milionë njerëz që ishin akorduar për të parë funeralin e Dianës më shumë se 20 vjet më parë. Publiku britanik ishte pak më afër; pothuajse 27 milionë njerëz panë lamtumirën e fundit të monarkes, që ishte pak më pak se 32 milionë që panë atë të Diana-s.
Një tjetër fakt është se dasma e Princit Harry dhe Princ William u pa në televizion më shumë se vdekja e gjyshes së tyre. Dasmat e tyre tërhoqën respektivisht 29.2 milionë dhe 22.7 milionë shikues amerikanë duke e tejkaluar dukshëm. Ndërkaq, rikujtojmë se mbretëresha e ndjerë gjatë mbretërimit të saj 70-vjeçar duhej të takonte, përshëndeste, priste dhe argëtonte mijëra njerëz, por kishte edhe momente që ndihej jo rehat.
Dhe çfarë bënte Elizabeth në këto momente? Nxirrte buzëkuqin! Ish-shërbëtori i saj, Ian Scott Hunter, i cili punoi me monarken për 8 vjet, tregoi kodin e saj sekret në një episod special të Antiques Roadshow. Elizabeth ndërroi jetë më 8 shtator në moshën 96-vjeçare. Ajo ishte monarkja më jetëgjatë në histori. Njerëzit qëndruan me orë të tëra në radhë e të lodhur, por me dëshirën e madhe për t’i dhënë lamtumirën monarkes.