Privatizimi i “Partizanit”, Berisha: Nuk kam fletëthirrje nga SPAK!
“Shtetet e Bashkuara mbështesin të drejtën e vendeve të Ballkanit Perëndimor që të jenë të integruar në Europë e mes tyre”. Qëndrimin e shprehu ambasadorja Yuri Kim, e cila e pyetur mbi “Ballkanin e Hapur”, tha se “pozicioni amerikan është shumë i qartë: do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet, përfshirë “Ballkanin e Hapur”, që të jenë konsekuente e të kontribuojnë për procesin e integrimit të drejtuar nga Bashkimi Europian”.
Do i përgjigjem SPAK-ut për çdo kërkesë dhe çdo gjë. SKAPI i partisë nuk më ka dërguar asnjë njoftim fletëthirrje, por ju garantoj se për çdo kërkesë dhe çdo gjë do shkoj. Prandaj nuk kam marrë asnjë fletëthirrje por i përgjigjem çdo fletëthirrje. Përpjekje mjerane e Ramës për të mbuluar vjedhjet, por unë do shkoj gjithmonë sa herë të thërritem. Edhe kur falsiteti noton në detin e falsitetit unë nuk hezitoj kurrë të përgjigjem. Ta keni të qartë!
Hetimi mbi privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë, Fatmir Mediu u paraqit në zyrat e Prokurorisë së Posaçme. Ish-ministri i Mbrojtjes u thirr si deklarues. Dosja e privatizimit të kompleksit “Partizani”, tashmë është në dorë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka paditur ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, të tjerë anëtarë të qeverisë Berisha, Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit, si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare, bashkë me administratorët e aksionerët e dy kompanive ndërtuese.