Giorgio Armani prezanton koleksionin e tij të ri, ja detaji që nuk do të mungojë vitin e ardhshëm në veshje!

vovalbania September 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Giorgio Armani prezanton koleksionin e tij të ri, ja detaji që nuk do të mungojë vitin e ardhshëm në veshje!

Stilisti italian, Giorgio Armani, prezantoi koleksionin pranverë-verë 2023 me shumë shkëlqim, për linjën e tij kryesore, në Javën e Modës në Milano. Veterani 88-vjeçar i modës hapi shfaqjen “Fil d’Or” (fije e artë), me ngjyra të lehta dhe gri të zbehtë.

Modelet mbanin xhaketa të gjata dhe pantallona të lirshme, të kombinuara me çanta dhe aksesorë të larmishëm. Më pas u prezantuan nuanca të ndryshme të ngjyrës blu për të prezantuar thekët në fustane të gjata dhe pantallona. Duke iu referuar shkëlqimit të theksuar në koleksionin e tij të fundit, Armani u tha gazetarëve:

Unë nuk mund të arrij të bëj rroba nëse ato nuk kanë të paktën një teminë. Para disa vitesh ishte e pavend të kishe një veshje me temina gjatë ditës, tani është përqafuar ky trend. E rëndësishme është të vishesh mirë.

Giorgio Armani përsëriste se tema kryesore e koleksionit ishte “drita”. Modelet kryesisht mbanin sandale të sheshta.

Ky koleksion është i frymëzuar nga jashtë, edhe nëse është shumë Armani.

Një nga figurat më të rëndësishme të modës si Giorgio Armani, i cili edhe gjatë pandemisë ndërmori disa iniciativa humane, së fundmi ka marrë një titull nderi nga Italia dhe presidenti Matarella. Ndërkaq, njihuni me disa fakte që nuk i dinit mbi Giorgio Armani…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49627 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE