Influencerët me të njëjtat rregulla si mediat tradicionale, ashpërsohet ligji

vovalbania January 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Influencerët me të njëjtat rregulla si mediat tradicionale, ashpërsohet ligji

Influencerët italianë do t’u duhet t’u binden të njëjtave rregulla si mediat tradicionale kur postojnë në rrjetet sociale. Aktiviteti i tyre do të mbikëqyret nga Autoriteti Italian i Komunikimit (AGCOM).

Fillimisht rregullat do të aplikohen për influencerët me më shumë se 1 milionë ndjekës. “Perëndimi i egër i influencerëve ka marrë fund. Po e nisim me të mëdhenjtë, por edhe të tjerët do duhet të përshtaten”, tha drejtuesi i AGCOM, Giacomo Lasorella.

Influencerët e famshëm do të përballen me gjoba të majme nëse nuk shpjegojnë qartësisht bashkëpunimet e tyre me markat ose sqarojnë interesat komerciale.

Propozimet e politikave të reja synojnë të mbrojnë edhe fëmijët pasi rregullat përcaktojnë se nëse influencerët nuk reklamojnë si duhet bashkëpunimin me markën, mund të marrin një gjobë deri në 250.000 euro.

Në një deklaratë, AGCOM tha se masat do të prekin “komunikimin komercial dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njerëzve, të të miturve dhe mbështetjes së vlerave”. Në rastin e vendosjes së produktit, “influencerët duhet të paralajmërojnë për natyrën reklamuese të postimit”, thotë deklarata.

Ky vendim u pa si i lidhur me skandalin që përfshiu Chiara Ferragni, por Lasorella e mohoi.

Javën e shkuar, policia italiane njoftoi se Ferragni do të hetohet për mashtrim sa i përket çështjes së panetoneve.

Vende të tjera europiane aplikuan vitin e shkuar rregulla të ashpra për influencerët. Në qershor, Franca miratoi vendimin e burgosjes së tyre nëse shkelin ligjin. Në tetor, Komisioni Europian njoftoi se do të vëzhgonte praktikat e biznesit dhe aktivitetet e influencerëve të cilët do të duhen të “ndjekin akte të drejta tregtare dhe ndjekësit e tyre kanë të drejtën e informacionit transparent dhe të besueshëm

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE