“Janë çmendur komshinjtë sot!” Komentet pikante të fansave kundrejt Beatrix Ramosajt në foton e Borës dhe Donaldit

vovalbania September 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fotot e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt bënë xhiron e rrjetit, Beatrix Ramosaj “tregon” gishtin e mesit në Instagram! Këngëtarja ka edhe një mesazh

Ne e dinim, ndonëse prej kohësh prisnim një foto të Bora Zemanit dhe Donald Veshajt pas ribashkimit.

Pasditën e djeshme (27 shtator) moderatorja ua plotësoi dëshirën të gjithëve duke u shfaqur në Instagram krah aktorit e buzëqeshur.

Të shumtë kanë qenë edhe fansat që janë lumturuar për dyshen e tyre të preferuar, por nuk munguan edhe ato që e shfytëzuan seksionin e komenteve për t’u “hakmarrë” ndaj Beatrix Ramosajt.

Komentuesit e kanë bërë këtë as më pak dhe as më shumë se duke përdorur shprehjet që dikur janë thënë nga këngëtarja.

“Komshinjtë janë duke u çmendur sot,”-shkruan një ndjekës.

“Beatrix është duke i çmendur komshinjtë në këto momente,”- vazhdon një tjetër.

Kujtojmë që ky ishte një koment i bërë nga Ramosaj në një foto të postuar nga Bora Zemani, moment i shkrepur mbrëmjen që bëri bujë të madhe kur zhvilloi takimin me Donald Veshajn në shtëpinë e “Big Brother Vip.”

Përpos fansave nuk kanë munguar as reagimet e VIP-ave që kanë treguar mbështetjen apo pëlqimin me ‘likes’ apo komente. Mes njerëzve që i ka bërë ‘like’ postimit është Jonida Maliqi, e cila ka qenë në lidhje me Romeo Veshajn. Pavarësisht ndarjes, ajo ruan raporte të mira me vëllezërit Veshaj por edhe me Borën. Në muajin gusht në ‘Sunny Hill’ në Tiranë ajo madje u fotografua me Donaldin.

Vetë Donaldi ka komentuar simbolin e syrit blu që nënkupton mbajtjen larg të syrit të keq. Shoqja e ngushtë e Borës, Semi Jaupaj i shkruan: “Ky emoji përdoret për të mbajtur larg syrin e keq?” si dhe “Dashuri”.

Olta Gixhari ka komentuar me emojin e syve me zemra, Adrola Dushi po ashtu. Ish-konkurrenti i ‘Big Brother VIP”, Kledi Hysa shkruan: “Hopa, pra. Vetëm që ta dish, Donaldi e qan populloren”. Albana Osmani i ka komentuar emojin e një floku dëbore dhe një zemër të bardhë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE