Rrjedhjet në “Nord Stream”, DASH distancohet nga spekulimet!

vovalbania September 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rrjedhjet në “Nord Stream”, DASH distancohet nga spekulimet!

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price tha se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të spekulojnë në lidhje me shkakun e rrjedhjeve në gazsjellësin “Nord Stream”.

Vlerësimi i autoriteteve amerikane bazohet kryesisht në informacionin e partnerëve europianë, por edhe në atë që ne dimë e jo në atë që mund të duket si nje akt sabotimi kundër gazsjellësit “Nord Stream”. Ne po mbështesim përpjekjet e autoriteteve europiane për të hetuar këtë çështje dhe jemi gjithashtu të gatshëm të mbështesim përpjekjet për të zbutur çdo ndikim të mundshëm mjedisor.

Zëdhënësi i DASH-it, Ned Price nuk dha asnjë detaj të mëtejshëm, si edhe refuzoi të komentonte rreth raportimeve të medias e po ashtu shërbimeve sekrete amerikane, që kishin paralajmëruar europianët për sulme të mundshme ndaj gazsjellësit, gjatë javëve të fundit.

Uashingtoni nuk dëshiron të bëjë ndonjë supozim rreth mbështetësve të mundshëm të një aksioni sabotues derisa hetimet në gazsjellësin e gazit natyror të kenë përfunduar.

Garda bregdetare e Suedisë identifikoi rrjedhjen e katërt të gazit në Baltik. Në këtë det kalojnë tubacionet e gazsjellësit Nord Stream, që çon gazin natyror nga Rusia në Gjermani. Tre rrjedhje: dy në zonën e Danimarkës dhe një në të Suedisë janë zbuluar këtë javë në dy tubacione të mëdha ruse të Nord Stream-it.

NATO e Bashkimi Europian thanë se rrjedhjet janë akt “sabotazhi” dhe u zotuan të marrin masa për të mbrojtur infrastrukturën kritike europiane. Asnjë tubacion nuk ishte duke u përdorur në kohën e shpërthimeve të dyshuara, por rezultojnë të mbushura me gazin që po derdhet në Detin Baltik prej 26 shtatorit kur u identifikuan rastet e para.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48694 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE