Situata alarmante në Europë: Gripi më i keq i 20 viteve të fundit!

vovalbania January 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Situata alarmante në Europë: Gripi më i keq i 20 viteve të fundit!

Autoritetet shëndetësore në vendet evropiane janë në gatishmëri të shtuar për shkak të “koktejit” të viruseve, pasi së bashku me qarkullimin e koronavirusit. Rastet me viruese të gripit dhe infeksione të tjera virale të frymëmarrjes janë në rritje. Tashmë ka një të mbingarkesës nëpër spitale, si në periudhën e pikut të rasteve të koronavirusit, ndërkohë që në disa zona po rikthehen edhe masat, si përdorimi i detyrueshëm i maskave në vende publike.

Urgjencat dhe repartet në spitalet italiane janë nën presion për shkak të rritjes së rasteve me grip. Sipas të dhënave të organeve kompetente, ka një rënie të numrit të rasteve me koronavirus. Megjithatë, diagnozat e gripit me komplikime të sistemit të frymëmarrjes dhe rastet me pneumoni vazhdojnë të rriten, jo vetëm tek pacientët e moshuar.

  Javën e fundit rastet me Covid-19 ranë me 16%, por kjo rënie mund të jetë për shkak të numrit më të ulët të analizave të kryera gjatë pushimeve. Që do të thotë se mund të shënohet një rritje e re në ditët në vijim.

Sa i përket urgjencës spitalore, shumica dërrmuese e pacientëve me simptoma dhe komplikime të ngjashme me gripin janë qytetarë të moshuar. Nga Milano në Romë dhe Napoli, pritja për t’u vizituar tek  një mjek disa herë i kalon katër orë. Matteo Bassetti, shefi i sëmundjeve infektive në Spitalin San Martino në Xhenova, theksoi se ky është gripi sezonal më i keq i 20 viteve të fundit, për sa i përket shkallës së transmetimit:

I kishim paralajmëruar italianët, por shumë prej tyre preferuan të ishin të shurdhër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49216 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE