Ju njohim me lulen më të famshme në mitologji!

vovalbania October 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ju njohim me lulen më të famshme në mitologji!

Irisi është bërë simbol i shpresës, besimit dhe respektit për shkak se shumë familje mbretërore këtë lule filluan ta përdorin si simbol personal. Emri origjinal “iris” në përkthim do të thotë ylber, ndërsa në mitologjinë greke kjo lule ka qenë e lidhur drejtpërdrejt me perëndinë Irida, e cila nga lartësitë qiellore ka transmetuar porositë e zotave dhe ka pikturuar qiellin me ylber.

Në traditën aziatike, irisi është një simbol i “gjakut blu” dhe në të gjithë Japoninë vlerësohet si një lule që shpërblen veprat e mira, heroike. Për kultivimin e irisit do t’ju duhet tokë e mirë me lagështi normale, sepse kjo lule nuk e do tokën e rëndë, me shumë aciditet dhe shumë të lagësht.

Mbjellja bëhet në vjeshtë, nga fundi i tetorit deri në mesin e nëntorit, ose në pranverë sapo kushtet e motit të jenë të volitshme. Nëse irisin e mbillni në saksi, kujdesuni që saksia të jetë më e madhe dhe më e thellë, nëse e kultivoni në kopsht, distanca e fidanëve patjetër duhet të jetë rreth 30 centimetra.

Periudha e lulëzimit të irisit është nga fillimi i majit deri në fund të qershorit, mirëpo disa varietete lulëzojnë edhe deri në shtator. Irisi do të lulëzojë me bollëk në një vend ku ka diell, sepse nëse është në hije mund të mos lulëzojë fare. Ujitja duhet të jetë e moderuar dhe toka duhet të jetë pothuajse e thatë.

Ndërkaq, nëse jeni adhurues i luleve dhe bimëve, posaçërisht i kaktuseve, me siguri në shtëpinë tuaj keni disa lloje por duhet të dini se kjo bimë nuk është aspak e butë. Feng Shui ka një shpjegim të saktë se pse. Dhoma e gjumit është një vend për të pushuar, për të fjetur, për të lexuar libra. Humori ynë gjatë ditës do të jetë i njëjtë me energjinë e dhomës së gjumit dhe mund të ndikojë në produktivitet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49066 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE