Rikthehet në ekran pas pauzës, rrëfehet Eno Popi: Nga bashkëprezantimi me Bora Zemanin te projekti i ri

vovalbania October 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rikthehet në ekran pas pauzës, rrëfehet Eno Popi: Nga bashkëprezantimi me Bora Zemanin te projekti i ri

Eno Popi do rikthehet në ekran pas gati një viti shkëputjeje. Moderatori do jetë krah Bora Zemanit në prezantimin e “Dancing With the Stars” e po ashtu po punon për një projekt të ri.

I ftuar në “Wake UP”, Eno foli për bashkëprezantimin me Borën në emisuonin e vallëzimit.

“Unë këtë sezon i bashkohem “Dancing With the Stars”. Është kënaqësi t’i rikthehem një prej programeve më të mira në televizionet ndërkombëtarisht. Do punoj me një ekip, jam i kënaqur se një pjesë i njoh shumë mirë. Kështu që të premten e ardhshme… Është diçka që e kam marrë me shumë dëshirë dhe shumë qejf dhe ja ku jemi! Gjithçka që do ndodhi, promoja premton magji, futet shpirti i garës, emocioni. Më vjen mirë që do ketë mikrofon në dorë. Unë bashkëprezantoj me Borën, do të jem në “goldroom”. Kam thënë “po” sepse më pëlqen mënyra si është ndërtuar dhe roli.”-tha Eno.

Lidhur me projektin e ri ai u shpreh:

“Me DWTS paralelisht do të nis një tjetër projekt. Është shumë interesat, është program i fokusuar te sipërmarrja, idetë e të rinjve. Janë dy gjëra që i kam marrë me shumë dëshirë, por i kam marrë me shumë impenjim”– tha ai.

Për herë të fundit moderatori u shfaq në ekran në finalen e “Big Brother Vip”, ku prezantoi surprizën për fituesin e realityshow-t, Ilir Shaqirin. Muaj më pari ai moderoi emisionin “Deal or No Deal”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE