“Festa vazhdon!” Bora dhe Donaldi u rrëfyen mbi ribashkimin e tyre, por si reagoi Beatrix Ramosaj?

vovalbania October 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Festa vazhdon!” Bora dhe Donaldi u rrëfyen mbi ribashkimin e tyre, por si reagoi Beatrix Ramosaj?

Teksa Bora Zemani dhe Donald Veshaj rrëfenin ribashkimin e tyre e jo vetëm mbrëmjen e djeshme në “Më lër të flas”, Beatrix Ramosaj po shijonte mbrëmjen me mikeshën e saj Antonela Berisha.

Të gjithë kanë qenë kuriozë mbi reagimin e këngëtares rreth shfaqjes së dyshes publikisht dhe ajo ua ka shuar kuriozitetin në rrjetet sociale.

Në Instagram Beatrix ka ndarë postime nga darka me ish-konkurrenten e “Big Brother VIP” ku shfaqet në humor të mirë dhe e buzëqeshur. “Dhe festa vazhdon!”- ka shkruar ajo krah një postimi në Instastory.

Bora dhe Donald kanë qenë kryefjalë e mediave muajt e fundit me puthjen e famshme në “Big Brother VIP”, lidhjen e aktorit me Beatrix dhe rikthimin me moderatoren.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49599 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE