Çështja e PD, Gjykata e Apelit do të gjykojë ankimin më 3 nëntor!

vovalbania October 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çështja e PD, Gjykata e Apelit do të gjykojë ankimin më 3 nëntor!

Në datën 3 nëntor, Gjykata e Apelit do të gjykojë ankimin e Partisë Demokratike që kërkon regjistrimin si të bashkuara në një vendim, ndryshimet statutore të korrikut 2021 dhe të dhjetorit 2021.

Trupa gjykuese do përbëhet nga gjyqtarët: Irida Kacerja (relatore), Genti Shala dhe Emona Muçi.

Ndërkohë, ankimi i Alibeajt kundër vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për regjistrimin e statutit të Berishës, ende nuk ka një datë shqyrtimi.

Në dy ditët e fundit ka pasur disa kërkesa nga disa deputetë të Partisë Demokratike mbështetës të Enkelejd Alibeajt që gjykata të marrë një vendim dhe të mos vazhdojë me zvarritjen e kësaj çështje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49407 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE