Data e zgjedhjeve, Alibeaj takon Begajn!

vovalbania October 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Data e zgjedhjeve, Alibeaj takon Begajn!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj do të zhvillojë një takim këtë të mërkurë në orën 18:00, me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.

Alibeaj do të jetë i shoqëruar nga deputeti Gazment Bardhi, në takimin që do të zhvillohet në Presidencë, ku do të flitet për datën e zgjedhjeve vendore.

Zgjedhjet pritet të mbahen mes 15 prillit dhe 15 majit, siç e parashikon edhe Kushtetuta.

Ndërsa, më herët gjatë ditës së sotme, Alibeaj u takua me ambasadoren amerikane, Yuri Kim.

Në një deklaratë për mediat pas takimit, Alibeaj tha se kishin folur lidhur me reformat e iniciuara nga PD përfshirë edhe atë territoriale.

“Objekt i takimit ishin të gjitha ato reforma që i kemi nisur në parlament dhe ju i keni ndjekur. Takim i parë që do të pasohet nga të tjerë, qoftë në këtë format apo të tjera”, tha Alibeaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49280 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE