Yll Limani reagon ashpër pas dhunimit të 3 vjeçarit në çerdhe: “Dënim maksimal kafshëve”

vovalbania September 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Aty ka vdekur Ylli i vjetër”- Yll Limani flet për momentin e vështirë

Një ngjarje e bërë publike ditën e sotme, ku një 3 vjeçar dhunohet nga edukatoret, po trondit opinionin publik dhe po përhapet me shpejtësi në rrjet.

Video është bërë publike nga familjari i fëmijës, Fatos Geci, i cili e ka ndarë në Facebook, ndërsa shkruan se nipi i tij është rrahur brutalisht.

Ai u bën thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë, ndërsa thotë se nipi i tij ka pësuar trauma të mëdha.

Kjo ngjarje ka sjellë reagime të shumta, e një prej tyre është edhe Yll Limani i cili shpesh ka treguar ndjeshmërinë e tij ndaj këtyre rasteve të patolerueshme.

Me anë të një postimi në InstaStory, këngëtari kërkon hetimin e çerdhes në fjalë dhe dënim maskimal për përgjegjësit.

“Çerdhja “Gëzimi ynë” le të hetohet nga organet kompetente.

Nëse ka ndodhur me një fëmijë, ka ndodhur edhe me fëmijë të tjerë. Kafshëve përgjegjëse për dhunim ndaj fëmijës dënim maksimal.

Nëse ia bëjnë fëmijës së huaj në një ambient që e dinë se vëzhgohen nga kamerat, imagjino çfarë bëjnë në shtëpitë e tyre pas dyerve të mbyllura.”-shkruan Ylli.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE