Lamtumirë Jody Miller! Shuhet në moshën 80-vjeçare ylli i muzikës ‘country’!

vovalbania October 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lamtumirë Jody Miller! Shuhet në moshën 80-vjeçare ylli i muzikës ‘country’!

Së fundmi është bërë me dije se është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare këngëtarja e muzikës country, Jody Miller. Artistja fituese e çmimit Grammy me “Queen of the House” mbylli sytë përgjithmonë 7 vjet pasi u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit.

Lajmi për vdekjen e yllit u shpërnda në faqen e muzikës së vajzës së saj, Robin Brook në Facebook, Middle-Sister Music. Sjellim në vëmendje se këngëtarja publikoi hite të tilla si “Let’s All Go Doën to the River” dhe “Home of the Brave”, por kulmin e famës e arriti pasi “Queen of the House” u publikua si përgjigje ndaj hitit të Roger Miller “King of the Road”.

E lindur në Arizona, Miller më vonë u zhvendos në Blanchard dhe u bë artistja e parë fituese e çmimit Grammy në Oklahoma në 1966-ën. Ajo u menaxhua në vitin 1965 nga Capitol Records, që e çoi karrierën e saj në një tjetër nivel, duke përfshirë performancën e 1988-ës për Presidentin George H.W.Bush. Rikujtojmë, se së fundmi ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare edhe ikona tjetër e muzikës ‘country’, Loretta Lynn. Këngëtarja ka mbyllur sytë përgjithmonë në shtëpinë e saj në Hurricane Mills të Tennessee. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49831 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE