Refuzohet kërkesa e Lefter Kokës për lirim nga qelia

vovalbania October 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Refuzohet kërkesa e Lefter Kokës për lirim nga qelia

Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e radhës për lirim nga qelia të Lefter Kokës. Ish-ministri i Mjedisit kërkoi sërish në fillim të shtatorit lirimin nga qelia, por përsëri Gjykata vendosi të hedhë poshtë kërkesën e tij. Ai qëndron në burg prej dhjetorit të vitit të kaluar, për akuzat e ngritura ndaj tij në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Koka akuzohet për “korrupsion”, “shpërdorim detyre” dhe “pastrim të parave”. Ndër të tjera argumente për një masë më të butë sigurie në gjykatën e Lartë Koka kishte parashtruar edhe problemet shëndetësore. Më herët Koka ka dështuar në përpjekjen e tij në Gjykatën e Lartë për të zbutur masën tjetër të sigurisë “arrest në burg” për hetimin e inceneratorit të Elbasanit.

Në arsyetimin e vendimit të 31 marsit 2022 Gjykata e Lartë theksonte se në liri, ish-ministri mund të përfshihej në krime të rënda, ose të njëjta me ato për të cilat është nën hetim.

Sipas SPAK, ish-ministri i mjedisit dyshohet se ka përfituar 3,7 milionë euro ryshfet gjatë procedurës koncensionare të ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit dhe për gati 1,2 milionë euro ryshfet në rastin e inceneratorit të Fierit.

Një ditë më parë, Gjykata e Posaçme e vendosi të kalojë në arrest shtëpie Alqi Bllakon, ish-deputetin e Partisë Socialiste gjithashtu të arrestuar si të përfshirë në këtë çështje në kohën kur ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50193 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE