Berisha në Libohovë: Vendi në udhëkryq!

vovalbania October 08, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Berisha në Libohovë: Vendi në udhëkryq!

Në një takim në Libohovë, kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se “vendi ndodhet në udhëkryq”.

Unë vij këtu sot te ju, në një moment, në një udhëkryq të vërtetë për Libohovën, Gjirokastrën dhe mbarë Shqipërinë. Vij në një moment kur para syve tanë, Shqipëria ecën çdo ditë e më shumë në drejtimin e gabuar. Para syve tanë, shqiptarët largohen çdo ditë e më shumë nga vendi. Para syve tanë, varfëria, skamja bëhen gjithnjë e më problem për shqiptarët.

Vij këtu, kur vendi ka një qeveri, e cila nuk përpiqet të fshehë me asgjë arrogancën e saj ndaj qytetarëve. Përçmimin e vërtetë që ka për qytetarin, interesat e tij dhe problematikat e tij. Një qeveri që mbulon çdo akt të papërgjegjshëm të saj me mashtrimin.

Por, mbi të gjitha, një qeveri që me vjedhjet, abuzimet dhe shpërdorimet që bën, rrënon ekonominë e familjeve shqiptare. Sot, problemi themelor për shumicën dërrmuese është problemi ekonomik. Kur shqiptarët konsiderojnë problemin ekonomik do të thotë familjes së tyre, para së gjithash. Ata kanë një problem serioz ekonomik, që u shton atyre varfërinë, peshën e jetesës, vjen për disa arsye.

Së pari, sepse pasuritë e vendit nuk kthehen në mirësi për qytetarët. Pasuritë e mëdha të tij janë kthyer në një mallkim për qytetarin. Le të marrim energjinë, ju jeni dëshmitarë, me një politikë serioze, të inkurajimit të ndërtimit të HEC-eve të reja që filloi në vitin 2007, është arritur që falë këtyre hidrocentraleve, prodhimi i energjisë pothuajse të dyfishohet.

Eshtë arritur që Shqipëri të prodhojë 2 terravat energji elektrike më shumë se sa konsumon. Pikërisht në këtë kohë, biznesit i rritet energjia nga 71 lekë në 225 lekë. Në vend që t’i ulej. Çdo njeri do priste që t’i ulej.

Pikërisht në këtë kohë, furrave të bukës, që ia kishin lënë 71 lekë, nga janari i këtij viti ua ngre në 225 lekë. Këtë e paguajnë qytetarët, këtë çmim e paguajnë në gramaturën e bukës që blejnë. Çmimet e ushqimit janë dyfishuar. Ky kontrollon çmimet me bordet e tij.

Ç’punë ka lufta me ujërat tona? Ne jemi vend që prodhojmë energji nga uji. Ka zero ndikim lufta në Ukrainë, ka vetëm mashtrimin e Edi Ramës.

Megjithatë kemi çmimin e energjisë 30 deri në 40 përqind më të lartë nga Kosova që e nxjerr nga qymyri. Sepse vidhet. Sepse qytetarët vidhen. Eshtë një histori shumë e dhimbshme kjo, që ka si rezultante largimin masiv të shqiptarëve nga Shqipëria.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE