Mes lotësh, gjyshja e Ledrit emocionohet nga kërcimi i Sara Hoxhës në “Dancing With The Stars”!

vovalbania October 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mes lotësh, gjyshja e Ledrit emocionohet nga kërcimi i Sara Hoxhës në “Dancing With The Stars”!

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing With The Stars” show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS së bashku me balerinët profesionistë dhuruan show mbrëmjen e djeshme dhe mund ta themi tashmë që premiera e DWTS nuk zhgënjeu.

Pati emocione të forta, kërcime të bukura, pasion dhe atmosferë magjike. Kujtojmë se Top Albania Radio ishte aty për t’ju sjellë përmes imazheve dhe video atmosferën e mrekullueshme që ishte atje, të cilat sigurisht që mund t’i ndiqni vazhdimisht në faqen zyrtare të TAR në Instagram. Ndërkohë, le t’ju japim një vështrim të gjithçkaje që ndodhi para dhe pas kamerave në premierën e “Dancing With The Stars”.

Mes vipave të shumtë që ishin prezentë, mund të shohim dhe gjyshen e artistit Ledri Vula. Duket se familja e Ledrit e ka përkrahur këtë rrugëtim të Sara Hoxhës, teksa siç u tha dhe në show, ‘e kemi zhvendosur nga Prishtina në Tiranë familjarisht’.

Gjyshja e Ledrit është parë në prapaskena duke përqafuar dhe puthur Sarën, teksa edhe ka qarë gjatë performancës së saj. Çaste emocionuese këto dhe me siguri Sara ndihet shumë me fat që ka një përkrahje të tillë nga familja e partnerit të saj. Epo shumë suksese Sara dhe Luixhino në kërcimin e javës së ardhshme!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49417 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE