Dehuni sa më shumë me partnerin tuaj të zemrës sepse do të jeni më të lumtur, nuk e themi ne e thotë studimi!

vovalbania October 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dehuni sa më shumë me partnerin tuaj të zemrës sepse do të jeni më të lumtur, nuk e themi ne e thotë studimi!

Sipas një studimi të ri të publikuar në “Journals of Gerontology Series B: Psychological Series”, sekreti i një lidhje të gjatë dhe të lumtur mund të jetë alkooli. Hulumtuesit kanë zbuluar se çiftet mbi moshën 50 vjeçare kanë raportuar për martesa më të mira nëse dy partnerët kishin konsumuar alkool. Nëse njëri partner kishte konsumuar ndërsa tjetri jo, atëherë raportimet kishin qenë më të larta për pakënaqësi apo mungesë lumturie në martesë.

Hulumtuesit kanë anketuar 4,864 njerëz të martuar të cilët kanë qenë së bashku për një periudhë mesatare prej 33 viteve, për të zbuluar se si konsumimi i alkoolit ndikon në lidhjet e dashurisë. Ata kishin pyetur pjesëmarrësit se sa herë brenda jave konsumojnë alkool dhe sa shumë konsumojnë. Është zbuluar se sasia e alkoolit që konsumonin çiftet nuk ndikonte në kualitetin e lidhjeve përderisa asnjëri nga partnerët nuk e kishte tepruar. Gjithçka kishte qenë rreth asaj se a pinin dy partnerët, apo vetëm njëri.

Prandaj, përderisa të dy konsumoni alkool pavarësisht pijes që e zgjidhni apo sa shumë pini mundësitë janë më të mëdha që do të keni një lidhje të lumtur. Por, duhet të dini se duhet të konsumoni që të dy ose asnjëri nëse dëshironi të keni një martesë të lumtur. “Tetori esëll!”. Kjo është fushata që kërkon të motivojë këdo në sfidën për të qëndruar pa alkool.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, e klasifikon konsumimin e një ose dy pijeve alkoolike në ditë, si pirje të moderuar. Në të dhënat e grumbulluara, rezulton që dy të tretat e konsumuesve e kapërcejnë këtë cak, të paktën një herë në muaj. Gjatë pandemisë, ky fenomen u thellua edhe më shumë dhe u vu re se njerëzit po konsumonin mesatarisht deri në 4-5 pije në ditë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45348 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE