Luizit i ngel ‘hatri’ me fansin?! Publikon foton nga kafeneja

vovalbania September 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luizi e ka këngëtaren e preferuar por ajo refuzon një bashkëpunim me të

Luiz Ejlli vazhdon të jetë një nga personazhet më të përfolur edhe pse “Big Brother VIP” ka përfunduar prej muajsh tashmë.

Gjatë kohës kur ai pati një “boom” të madh afeksioni nga një pjesë e madhe e publikut shqiptar, emri i Luizit dëgjohej e shihej kudo.

Duke filluar këtu që nga mediat e deri tek bizneset të cilët përdornin emrin dhe figurën e tij, qoftë për marketing por edhe për të treguar dashamirësi dhe mbështetje për këngëtarin.

Mirëpo, kjo situatë vazhdon ende e këtë na i tregoi vetë Luizi.

Së fundmi, ai ka publikuar një foto në Instagram nga një lokal ku po konsumon kafe dhe lokali ka personalizuar biskotat me emrin e këngëtarit.

“Luiz Ejlli lind, nuk bëhesh”, shkruhet mbi biskotë.

Luizi duket se ka një hatërmbetje, pasi “i kanë vendosur datë skadence”, që nënkupton se mbase fama e tij do të zbehet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49170 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE