Tragjike, shuhet në moshën 28-vjeçare aktorja spanjolle Beatriz Álvarez-Guerra!

vovalbania October 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tragjike, shuhet në moshën 28-vjeçare aktorja spanjolle Beatriz Álvarez-Guerra!

Fatkeqësisht është shuar nga jeta në moshën 28-vjeçare aktorja spanjolle Beatriz Álvarez-Guerra. Beatriz ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me makinë që drejtohej nga partneri i saj 24 vjeçar. Pas aksidentit, automjeti përfundoi në lumin Almofrei në Cotobade. Partneri i aktores arriti të dilte nga automjeti. Më pas, me ndihmën e disa kalimtarëve tentoi të lironte aktoren që kishte ngecur në makinë.

Hetimet e policisë zbuluan se i riu po drejtonte makinën pavarësisht se nuk kishte leje drejtimi. Ai akuzohet për vrasje nga pakujdesia. Beatriz Álvarez-Guerra ishte e famshme në Spanjë për pjesëmarrjen në disa filma dhe seri televizive, si “10 pelis”, “El tiempo” dhe “Anclados”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49408 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE