Vendim i Ministrisë së Arsimit, me detyrim ndjekja e leksioneve në universitetet publike!

vovalbania October 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vendim i Ministrisë së Arsimit, me detyrim ndjekja e leksioneve në universitetet publike!

Nga ky vit, prania e studentëve në auditorë tashmë nuk është me zgjedhje e lirë, por e detyrueshme. Ministria e Arsimit publikoi një udhëzim të ri ku ka përcaktuar edhe limitin e mungesave që i lejohet një studenti të kryejë, në të kundërtën do të penalizohet deri në përsëritjen e vitit akademik.

Qëllimi i këtij udhëzimi është përcaktimi i frekuentimit të procesit mësimor sipas llojit të veprimtarive mësimore në programet e studimit me karakter profesional, programet e ciklit të parë, të dytë dhe të tretë e studimit. Pra, kjo përqindje e mungesave të lejuara është e ndryshme për fakultete, por edhe programe mësimore. Minimumi i prezencës në auditorë do të jetë 50%.

Edhe më herët, në disa fakultete ka ekzistuar si praktikë që pedagogët merrnin mungesa për të ndikuar më pas në vlerësimin e studentit në përmbyllje të semestrit. Tani, fakultetet do të veprojnë njësoj si në rastet e seminareve, ku edhe gjatë leksioneve do të ketë regjistra që mbajnë shënim mungesat e studentëve.

Nëse ata nuk frekuentojnë rregullisht proceset mësimore do të detyrohen të paguajnë tarifë shtesë si për provimet që lënë për vjeshtë, ashtu edhe tarifë vjetore në rast të përsëritjes së të gjithë vitit. Vendimi mban vulën e Ministrisë se Arsimit dhe firmën e ministres Evis Kushi.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49289 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE