Vuçiç: Për hyrjen e shpejtë të Serbisë në BE, po propozohet anëtarësimi i Kosovës në OKB!

vovalbania October 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vuçiç: Për hyrjen e shpejtë të Serbisë në BE, po propozohet anëtarësimi i Kosovës në OKB!

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç thotë se “Franca dhe Gjermania propozuan që Serbia të lejojë Kosovën të anëtarësohet në institucione e organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Europian”.

Kërkohet që Serbia të lejojë Kosovën që të bashkohet në të gjitha institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara. Për këtë gjë, Serbisë do t’i garantohej anëtarësim i shpejtë në BE e ndoshta edhe përfitime tjera të mëdha ekonomike.
Sipas tij, një propozim i tillë është i papranueshëm për Serbinë.

Për Serbinë, për shkak të Kushtetutës, por jo vetëm për shkak të saj, është e papranueshme që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, sepse diçka e tillë do të kishte pasoja. Gabimi më i madh që ka bërë Serbia është kur ka pranuar që BE-ja të menaxhojë procesin e zgjidhjes së statusit final të Kosovës.

Prej atëherë, pavarësisht nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel, ne nuk kemi qenë në gjendje të fusim në axhendë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se mbështet “çdo iniciativë që nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.
Komunave tashmë u lejohet që të bashkohen në asociacione multietnike, pa kompetenca ekzekutive, pra si OJQ.

Presidenti serb pranon se pozicioni i Serbisë në lidhje me Kosovën është duke u komplikuar çdo herë e më shumë.

Sepse shtetet e Perëndimit do të tentojnë, siç besojnë ato, të zgjidhin problemin e Kosovës në një mënyrë apo tjetër përmes anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe sepse besojnë se në atë mënyrë janë duke zgjidhur çështje të brendshme europiane.

Tetë njoftime për tërheqje të njohjes së Kosovës

Presidenti serb pohon se Serbia ka tetë njoftime për tërheqje të njohjes së Kosovës. Shumë shpejt pritet të nisë edhe shqyrtimi i pranimit të Kosovës në Këshillin e Europës.

Ne po presim që më 2 apo 3 nëntor, të fillojë procedura për pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Ata po presin që të largohet anëtari hungarez nga Byroja e Komitetit të Ministrave dhe të zëvendësohet me një anëtar lituanez e më pas të nisë procedura që mund të zgjasë shumë. Në këtë moment, nga ne nuk ka gatishmëri për të pranuar pavarësinë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49375 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE