Gati oferta faraonike nga Arabia Saudite për Romelu Lukakun, sulmuesi mund të largohet…

vovalbania January 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gati oferta faraonike nga Arabia Saudite për Romelu Lukakun, sulmuesi mund të largohet…

Lukaku së bashku me Dybalan janë pa diskutim dy yjet më të mëdhenj në ekipin e Romës në Serie A dhe ku ofertat për të dy sulmuesit nuk mungojnë. Aventura e Romelu Lukakut te Roma mund të përfundojë vetëm pas një viti qëndrimi në kryeqytetin italian. Në fakt sulmuesi belg është i huazuar te Roma deri në verë dhe klubi akoma nuk e ka bërë blerjen obligative dhe duhet të bindin Chelsean me një ofertë dhe vet futbollistin me një pagë të lartë. Ditë më parë Roma luajti një miqësore në Arabinë SAudite, derisa Lukaku deklaroi se Superliga arabe brenda disa viteve mund të jetë ndër më të fortat në botë. Kjo deklaratë e tij u pa si një sinjal për klubet arabe të cilat e kërkuar edhe në verë sulmuesin belg.

Klubi arab është gati t’i ofrojë 60 milionë euro neto për dy vite pagë Lukakut, pagë që është shumë herë më e lartë se 7,5 milionë euro që fiton ai te Roma. Nga ana tjetër Chelsea nuk e ka problem ta lejoj të largohet belgun pasi për largimin e tij kërkon 43 milionë euro. Te Roma duan ta mbajnë sulmuesin e tyre më të mirë, por tani janë në vështirësi pasi nuk mund të konkurrojnë me klubin arab sa i përket pagës së lojtarit. 30-vjeçari këtë edicion në 26 ndeshje zyrtare me fanellën e Romës ka realizuar 15 gola derisa ka asistuar në dy të tjerë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE