Sulm kibernetik ndaj televizionit shtetëror iranian!

vovalbania October 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulm kibernetik ndaj televizionit shtetëror iranian!

Televizioni shtetëror në Iran u hakerua gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, si shenjë proteste për drejtuesit e Republikës Islamike. Grupi i hakerave që ndërmori sulmin kibernetik u prezantua me emrin “Adalat Ali”, (Drejtësia e Aliut). Në mbarë vendin ka protesta, që nisën pas vdekjes së Mahsa Aminit. 22-vjeçarja ndërroi jetë në mjediset ku mbahej e ndaluar nga Policia e Moralit në Teheren, me pretendimin se nuk e kishte vënë si duhet shaminë e kokës.

Edicioni i lajmeve u ndërpre kur u shfaqën imazhe të liderit suprem, Ali Khamenei dhe një shënjestër në kokën e tij. Po ashtu, u publikuan foto të Aminit e të tre grave të vrara në protestat e javëve të fundit. Në video u bë thirrje edhe për bashkim të popullatës në tubime, për të ngritur zërin. Të tilla forma rebelimi kundër Ali Khameneit janë shumë të rralla, pasi ai thuajse ka kontroll të plotë brenda Iranit.

Ndërkohë, në disa video të publikuara një ditë më parë në rrjetet sociale, u panë disa studente në një universitet në Teheran duke bërtitur “humb”. Këtë e bënë gjatë vizitës së presidentit iranian, Ebrahim Raisi. Dje, ai tha se “studentët nuk do të lejojnë që ëndrrat e rreme të armikut të bëhen realitet”.

Armiku ka besuar se mund të përmbushë dëshirat e veta nëpër universitete, duke mos e ditur se studentët dhe profesorët tanë janë të vetëdijshëm për situatën dhe nuk do të lejojnë që të realizohen ëndrrat e rreme të armikut.

Ekspertët e mjekësisë ligjore konfirmuan se vdekja e të resë Mahsa Amini ishte për shkaqe natyrale dhe jo nga goditjet në kokë, siç pretendojnë familjarët e saj e protestuesit. Grupet për të drejtat e njeriut thonë që më shumë se 150 persona janë vrarë në rreth një muaj, pra që nga koha kur në Republikën Islamike të Iranit nisën protestat, më 17 shtator.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48868 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE