Mbytet gomonia me emigrantë në La Mansh, 6 viktima e mbi 50 të shpëtuar!

vovalbania August 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shpëtohen emigrantët nga mbytja, shmanget tragjedia në La Mansh!

Shmanget tragjedia në ujërat e La Manshit. Autoritetet britanike e franceze ndërhynë duke shpëtuar nga mbytja një gomone me emigrantë që po merrte ujë dhe u rrezikua jeta e emigrantëve në bordin e mjetit lundrues.

Ata kishin rënë në ujërat e La Manshit, por gjithçka u zgjidh në kohë falë ndërhyrjes së anijeve të shpëtimit. Ishte ora 05:00 e mëngjesit të sotëm kur për shkak të motit jo të favorshëm, me erë, gomonia rrezikonte të mbytej 5 milje larg brigjeve të Kalesë në Francë, ndërsa të gjithë refugjatët u shpëtuan dhe më pas u dërguan në portin anglez të Doverit, në gjendje të mirë shëndetësore.

Ky është i dyti episod i ngjashëm në dy ditë. Të enjten, 17 emigrantë u shpëtuan në La Mansh nga autoritetet britanike.

Ndërkohë, kushtet jo të mira të motit nuk duket se përbëjnë pengesë për udhëtimet në det dhe të vendosur për të kaluar në Britaninë e Madhe, emigrantët kanë vendosur t’i sfidojnë.

Dy ditë më parë zbarkuan 550 vetë me 11 gomone. Prej vitit 2018 kur nisi fenomeni i kalimeve të paligjshme me gomone në ngushticën mes Francës dhe Britanisë së Madhe, shifra e atyre që kalojnë La Manshin është 100 mijë.

Këtë fundjavë janë shtuar zërat që po kërkojnë dorëheqjen e ministres së Brendshme, Suella Braverman. Me to janë bashkuar dhe deputetë të Partisë Konservatore në pushtet.

Kjo pas fiaskos dhe poshtërimit nga infektimi me Legionella të 39 emigrantëve që ditë më pare u vendosën në një platformë ujore si vendstrehimi i tyre i ri. Por, më pas u larguan prej atje nga autoritetet shëndetësore britanike.

Në Londër po rritet presioni ndaj Ministrisë së Brendshme për heqjen dorë nga strehimi i emigrantëve të rinj në të tilla platforma nëpër porte, politikë e cila që në fillesat e saj është ndeshur me debate e vonesa të bezdisshme për autoritetet britanike të emigracionit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48786 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE