Berisha: Akademia e Shkencave goditi gjuhën shqipe!

vovalbania October 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Berisha: Akademia e Shkencave goditi gjuhën shqipe!

Kryetari demokrat, Sali Berisha, duke iu përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama për Akademinë e Shkencave, tha sot se “Akademia jo vetëm falsifikoi historinë, por por edhe goditi gjuhën shqipe”.

Nuk ishte viktimë vetëm historia jonë kombëtare e Akademisë, po kaq viktimë u bë edhe gjuha shqipe, e cila për paranojën e diktatorit, mori goditjen më të rëndë në tërë ekzistencën e saj në kongresin marksist të drejtshkrimit të vitit 1972.

Në atë kongres, në njëfarë mënyre u ridimensionua famëkeq i Enver Hoxhës që ndaloi publikimet e paraluftës. Aty u vendos arkivimi i punimeve të pavdekshme të rilindasve, Fishtës, Mjedës, Filip Shirokës, shkrimtarëve të Kosovës, vetëm pse duhej të goditej dialekti i zonës armike. Duhej të goditej gjuha liturgjike. Sot, gjuha shqipe vuan pasojat më të rënda të Kongresit marksist të drejtshkrimit të vitit 1972.

Nuk kam asgjë me drejtshkrimin, por nuk mund të pranohet kurrë dënimi që iu bë gjuhës shqipe, dënimi që iu bë formave themelore të kohëve të foljes, dënimi që iu bë për rrjedhojë të gjithë letërsisë së krijuar në trevat nga Elbasani në Prishtinë.

Kryetari demokrat hodhi akuza të rënda edhe ndaj kreut të Akademisë, Skënder Gjinushi.

Sot Akademia kremton 50-vjetorin me një regres të madh. Nëse më parë kishte në krye një historian të nderuar si Aleks Buda, sot ka një matrapaz, një ish-ministër të diktaturës, që uzurpoi postin e kreut të Akademisë duke ia shitur partinë e tij Tom Doshit.

Skënder Gjinushi, ish-kryetar i Partisë Socialdemokrate, i shiti partinë Edi Ramës për Tom Doshin, në shkëmbim të kryetarit të Akademisë. Histori më të turpshme nuk ka në botë!

Ai që mori atë post në dhunim flagrant të Kushtetutës, e cila përcakton se kryetari i Akademisë emërohet nga Presidenti i Republikës. Por për pazarxhinjtë Rama-Gjinushi, Kushtetuta nuk vlen një lek. Rëndësi ka që të blinte Akademinë me partinë. Nuk ka ditë më të zezë se kjo e sotmja, kur ai institucion feston 50-vjetorin me një qenie të turpshme si kryetarin e saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48938 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE