E ofendon rëndë, Fjoralba Ponari ka një kundërpërgjigje për ndjekësen!

vovalbania September 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E ofendon rëndë, Fjoralba Ponari ka një kundërpërgjigje për ndjekësen!

Abuzimi seksual nga 5 persona ndaj një të miture vetëm 11 vjeç në Kosovë, ka tronditur opinionin publik. Kjo ka shkaktuar reagime nga shumë personazhe të njohur, madje një pjesë prej tyre kanë marrë pjesë edhe në protestat e organizuar në Tiranë dhe Prishtinë dhe ndër to ka qenë dhe Fjoralba Ponari.

Bukuroshja shpesh ka treguar se ngre zërin ndaj të tilla rasteve dhe padyshim që nuk kanë munguar disa postime drejtuar këtij rasti kaq tragjik. Por, ashtu si ka komente mbështetese, mesa duket ka dhe njerëz që fajësojnë viktimën e një ndjekëse e prezantueses i është kthyer me fjalët më ofenduese për qëndrimin që ka mbajtur.

E nëse po pyesni veten se si ka reaguar Fjoralba, ajo i ka kushtuar pak kohë komentueses për t’i kthyer përgjigje, por jo duke e ofenduar, por duke treguar në fakt se ky nuk është një problem vetëm i saji por i një shoqërie të tërë.

Ti vlen si njeri më shumë seç të kanë mësuar në këtë jetë! Nuk më ofendon fjalori i Blertës, por më brengos shpirtin. Blerta & si Blerta për fat të keq ka shumë, citon atë që i është mësuar e induktuar që në vegjëli. Blerta nuk e di që është e drejta jote të japësh, kur TI dëshiron nga trupi JOT… jo të ta marrin me dhunë. Blerta nuk e di ç’është vlerësimi për veten e aq më tepër për të tjerët. Blerta nuk e di që ‘JO’ do të thotë ‘Jooo’. Blerta të vë epitete dhe se ti dashuron në moshë të hershme. Blerta të ndrydh, të bën viktimë dhe të qesh në fytyrë e të thotë e kishe hak. Blerta nesër do rrisë vajzë e djalë, një të abuzuar dhe abuzues potencial. 

Në bisedat ‘online’ që Fjoralba bën me ndjekësit e saj, pyetjet janë shumta dhe prezantuesja zgjedh t’ju përgjigjet disa prej tyre për të shuar kureshtjen që ka mbi jetën e saj personale dhe profesionale. Për sa i përket kësaj të fundit teksa është pyetur nëse do të ketë një tjetër projekt televiziv përpos ‘Portokallisë’, bukuroshja është përgjigjur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 58382 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE