Pas Shqipërisë, Serbia bie pre e sulmeve kibernetike!

vovalbania October 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas Shqipërisë, Serbia bie pre e sulmeve kibernetike!

Edhe Serbia ditën e sotme ka rënë pre e një sulmi kibernetik.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se nga sulmi kibernetik ka goditur disa qendra interneti. Sipas njoftimit se një numër i caktuar përdoruesish kanë qasje të ngadaltë në sistemin e regjistrimit të domenit.

“Për shkak të një problemi teknik me të cilin përballen disa ofrues të shërbimeve të internetit në Serbi, qasja në sistemin kombëtar të regjistrimit të domenit është bërë e vështirë, kështu që një numër i caktuar përdoruesish kanë qasje të vështirë ose të ngadaltë në sistemin e regjistrimit të domenit ose po përballen me probleme me funksionimin e DNS”, është bërë e ditur nga Regjistri i Domeneve Kombëtare të Internetit të Serbisë (RNIDS).

Deri më tani nuk ka detaje të tjera në lidhje me sulmin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE