Progres-raporti i KE-së për Shqipërinë i dorëzohet qeverisë!

vovalbania October 13, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Progres-raporti i KE-së për Shqipërinë i dorëzohet qeverisë!

Ambasadorja e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann, sot i dorëzoi zëvendëskryeministres Belinda Balluku, progres-raportin 2022 për Shqipërinë. Balluku deklaroi:

Raporti konfirmon arritjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbrojtjen të drejtave themelore e sidomos mbrojtjen e vlerave europiane dhe orientimin e qëndrueshëm të politikës sonë të jashtme, të bazuar në këto vlera dhe në linjëzim të plotë me politikat e Bashkimit Europian.

Balluku tha se detyrimet e qeverisë shqiptare janë ato të një vendi negociues që sapo ka nisur rrugëtimin e gjatë, për t’u bërë një ditë shtet anëtar, teksa shprehu vullnetin e qeverisë për të përshkruar këtë rrugëtim, të cilin ajo e cilësoi sfidues.

Të jemi krenar që kemi ruajtur ritmin gjatë viteve të pasigurive, sepse ajo po na shpërblehet. Nuk ishte një rrugë e lehtë, e as do të jetë. Ne mund të mbështetemi te miqtë e partnerët tanë europianë dhe në unitetin kombëtar, që të qëndrojmë plotësisht pas objektivave të integrimit.

Diplomatja e Unionit, Hohmann bëri të ditur se ditën e hënë, gjetjet kryesore të këtij raporti do t’i prezantojë në Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian, si dhe planifikon të informojë shoqërinë civile e përfaqësuesit e biznesit.

Realiteti i ri gjeopolitik. Lufta e Rusisë, agresioni rus kundër Ukrainës i ka afruar më shumë BE-në dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe kërkon solidaritet të plotë të të dyja palëve. Kjo situatë e ka vendosur edhe një herë zgjerimin e BE-së në krye të agjendës europiane.

Komisionioneri europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi tha dje në Bruksel se Shqipëria ka vijuar të bëjë një përparim të mirë dhe të arrijë rezultate të prekshme në reformat që lidhen me rrugën drejt Bashkimit europian. Këto komente i bëri gjatë prezantimit të Paketës së Zgjerimit.

Dokumenti për Shqipërinë ofron një panoramë të plotë të situatës, me arritjet konkrete dhe pikat e dobëta të vendit. Ai konsideron se korrupsioni mbetet një shqetësim serioz, ndërsa paralajmëron se nismat për për amnistinë fiskale dhe të ashtuquajturat “pasaporta të arta” rrezikojnë të bien ndesh me normat e Bashkimit Europian.

Paketa e Zgjerimit për vitin 2022 u miratua fillimisht nga Kolegji i Komisionit Europian. Dokumenti i përvitshëm ofron një panoramë të detajuar të situatës së vendeve që kanë nisur tanimë bisedimet, ato që janë kandidate dhe vendet që synojnë të ndjekin po këtë rrugë. Pak muaj më parë, Shqipëria së bashku me Maqedoninë e Veriut morën dritën jeshile për nisjen zyrtare të bisedimeve, një akt që siç u shpreh Oliver Varhelyi “përfaqëson një gur kilometrik të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre drejt BE-së”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50104 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE