“Unaza më humbi”, Bora Zemani zbulon çfarë i ndodhi pas propozimit të Donaldit

vovalbania January 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Unaza më humbi”, Bora Zemani zbulon çfarë i ndodhi pas propozimit të Donaldit

Dy ditë më parë, Bora Zemani ka qenë e ftuar në “Se Luan Topi”, ku zbuloi detaje nga marrëdhënia e saj me Donaldin.

Përsa i përket unazës ditën e propozimit, Bora tregoi se e humbi atë pasi hipën në makinë, sigurisht që të dy me Donaldin u mërzitën, por e kishte gjetur sërish në fustanin e saj.

Më tej ajo ka treguar se nuk donte ta hiqte nga gishti i saj asnjë moment.

Bora tregoi gjithashtu e emocionuar edhe takimin e parë me Donaldin.

“Ne nuk jemi njohur në televizion, kemi qenë të ftuar në një koncert recital. Atje u pamë dhe u morëm vesh me njëri tjetrin. Sytë tanë duhet ta kërkoni njëri tjetrin. Sytë e Donaldit më goditën që në momentin e parë. E dija që njëri nga binjakët ishte i lidhur, kur pash Donaldin, i thash ishalla nuk është ky i lidhuri. Dhe kur e mora vesh u çlirova. Donaldi i ka marrë hapat i pari, por ishte qartë gjëja që në fillim. E ruanim njëri tjetrin me sy, filluan mesazhet derisa u takuam që takoheshim për pak dhe shkonte biseda deri në orët e para të mëngjesit. Humori ka qenë gjëja e parë që na ka lidhur shumë me njëri tjetrin. Qeshja aq shumë me mesazhet. Unë nuk dija emrat e çunave. Isha me shoqet e mia të ngushta, njëra gjeti emrin e Donaldit dhe shkon te storyt dhe thotë ‘ky është e gjeta’. Un i them do dali emri im. Më çon screenshot që i kisha parë storyn, tha më në fund të gjeta. Ky ishte mesazhi i parë, pastaj filloi komunikimi.”-tregoi Bora.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE