Shqetësimet e BE-së për Amnistinë, Qeveria zotohet t’i lexojë siç duhet!

vovalbania October 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqetësimet e BE-së për Amnistinë, Qeveria zotohet t’i lexojë siç duhet!

Qeveria shqiptare siguron Komisionin Europian se do t’i lexojë siç duhet shqetësimet për Amnistinë Fiskale dhe Penale. Pasi ambasadorja e Bashkimit Europian, Hohmann i dorëzoi progres-raportin, zv.kryeministrja Balluku tha se vlerësimi për një rrezik është hipotetik. “Garantojmë Komisionin që do të vazhdojë konsultimi e nuk do të qëndrojmë pa i marrë parasysh gjetjet dhe lexuar siç duhet shqetësimet e Komisionit”, – deklaroi numri dy i qeverisë.

Në raportin e Komisionit Europian thuhet:

Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval-it mund të rrezikojë përparimin në këtë fushë, si dhe luftën kundër pastrimit të parave.

E pyetur nëse rreziku nga Amnistia është hipotezë apo rrezik real, Balluku deklaroi:

Vlerësimi që vjen në Raport është hipotetik, pra thuhet: mund të sjellë atë problematikë, mund të vërë në rrezik progresin. Eshtë e paevitueshme që ky vlerësim të jetë hipotetik, duke qenë se kemi të bëjmë me një draft. Do të merren parasysh rreziqet. Ky është një proces që e kanë kaluar në mënyrë të përsëritur edhe disa vende të BE-së. Në çdo proces u referohemi praktikave më të mira, sidomos në vendet e BE-së. Garantojmë Komisionin që ky do të jetë proces që do të vazhdojë konsultimin dhe nuk do të qëndrojmë pa i marrë parasysh gjetjet dhe lexuar ashtu siç duhet shqetësimet e Komisionit.

Nga ana e saj, ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian, Hohmann, u shpreh:

Mendimi i Komisionit Europian është që miratimi i një Amnistie Fiskale dhe Penale kundër këshillave të BE-së dhe MONEYVAL mund të vërë në rrezik ecurinë në këtë fushë dhe në fushën e pastrimit të parave. Ky është citimi i drejtpërdrejtë i Raportit.

Komisioneri europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha dje në Bruksel se “Shqipëria ka vijuar të bëjë një përparim të mirë dhe të arrijë rezultate të prekshme në reformat që lidhen me rrugën drejt Bashkimit Europian”. Këto komente i bëri gjatë prezantimit të Paketës së Zgjerimit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48511 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE