Britani, kryeministrja Truss shkarkon kancelarin Kwarteng!

vovalbania October 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Britani, kryeministrja Truss shkarkon kancelarin Kwarteng!

Kancelari britanik i Thesarit, Kwasi Kwarteng po paguan çmimin pas kaosit të shkaktuar nga minibuxheti i propozuar prej tij. Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss vendosi ta shkarkojë.

Kancelari u kthye sot nga bisedimet me Fondin Monetar Ndërkombëtar, FMN në Uashington, për t’u informuar për fatin e tij gjatë një takimi të shkurtër me kryeministren.

Truss pritet të njoftojë ndryshime të mëdha për sistemin e taksave, me një vlerë prej 43 miliardë paundësh, të propozuar fillimisht nga Kwarteng.

Britania e Madhe përballet me inflacion dhe kryeministrja Liz Truss këmbënguli se “masat e qeverisë për uljen e taksave janë plani i duhur përballë rritjes së kostove të energjisë dhe për të nxitur rritjen ekonomike pavarësisht çrregullimeve të tregut”. Më herët, Truss mbështeti minibuxhetin, ndërsa këmbënguli se nevojiten veprime urgjente.

Duhet të ndërmerren veprime urgjente për të rritur ekonominë e Britanisë së Madhe dhe gjithashtu për t’u përballur me inflacionin. Sigurisht që kjo do të thotë të marrim vendime të diskutueshme dhe të vështira, por unë jam e përgatitur ta bëj këtë si kryeministre e vendit, sepse kjo është e rëndësishme për ekonominë tonë.

Deklaratat e saj erdhën pavarësisht thirrjeve në rritje, përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), për një kthesë të kundërt në disa prej politikave të shpallura, pas rënies së paundit.

Javë më parë, Banka e Anglisë nisi programin emergjent të blerjes së bonove qeveritare për të parandaluar daljen jashtë kontrollit të kostove të huamarrjes dhe për të shmangur një rrezik material për stabilitetin financiar të Britanisë së Madhe.

Banka njoftoi se po ndërhynte për të blerë deri në 65 miliardë euro (70 miliardë dollarë) obligacione qeveritare, me një ritëm urgjent, pasi politikat ekonomike të qeverisë shkaktuan rënien e paundit dhe një shitje në tregun e obligacioneve shtetërore, i cili kërcënoi të nxiste kolapsin e disa fondeve të pensioneve në Britaninë e Madhe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE