Maqedonia e Veriut braktis ‘Eurovision 2023’: Kursejmë paratë për energjine elektrike!

vovalbania October 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Maqedonia e Veriut braktis ‘Eurovision 2023’: Kursejmë paratë për energjine elektrike!

Maqedonia e Veriut  nuk do të marrë pjesë në festivalin e këngës “Eurovizion 2023”.  Një vendim i tillë është marrë për shkak të krizës së çmimeve, ndërsa shpenzimet që do të përdoreshin për këngën do të përdoren nga shteti në përballimin e kostove të larta të energjisë elektrike.

“Një vendim i tillë është në interesin më të mirë të qytetarëve, duke pasur parasysh rritjen e kostove për shkak të krizës energjetike, të cilat zënë një pjesë të madhe të buxhetit të Shërbimit Publik, si dhe rritjen e tarifës së regjistrimit për pjesëmarrjen e ” Eurosong 2023”, që deri vitin e kaluar ishte 39,143.00 euro, ndërsa vitin e ardhshëm pritet të jetë më i lartë. Ky vendim do të mundësojë kursimin e mjeteve që duhet të ndahen për qëndrimin e delegacionit maqedonas në Liverpul, ku po mbahet “Eurosong 2023”, njoftoi  Radio Televizioni i Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë, në Maqedoninë e Veriut do të transmetohen mbrëmjet gjysmëfinale dhe finalja e madhe e festivalit më të rëndësishëm të këngës evropiane.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50979 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE