Salsano Rrapi dhe Lori hapin garën e Dancing With The Stars, ja sa pikë morën nga juria

vovalbania October 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Salsano Rrapi dhe Lori hapin garën e Dancing With The Stars, ja sa pikë morën nga juria

Salsano Rrapi dhe Lori hapën garën e natës së dytë të “Dancing With The Stars” me një “Jive”.

Ai mori komente pozitive nga juria, në krahasim me natën e parë të spektaklit.

Balerina dhe partnerja e tij Lori tha se ishte e kënaqur nga vlerësimi I katër anëtarëve.

“Ishe më i saktë se herën që kaloi”, u shpreh balerini Kledi Kadiu.

Salsano dhe Lori arritën të rrëmbenin 27 pikë në total nga juria e Dancing With The Stars.

Dalina Buzi e vlerësoi performancën me 7 pikë, Armand Peza 7 pikë, Kledi Kadiu 6, kurse Valbona SeImllari me 7 pikë.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Ndryshe nga javën e shkuar, këtë të premte do të ketë eleminime, ku çifti me rezultatet më të dobëta do të lërë garën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49461 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE