Londër, salcë domatesh kundër pikturës “Luledielli” të Van Gogh-ut!

vovalbania October 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Londër, salcë domatesh kundër pikturës “Luledielli” të Van Gogh-ut!

U bë shënjestër e ambientalistëve, piktura e famshme “Luledielli” e Vincent Van Gogh-ut dhe e ekspozuar pranë National Gallery, në Londër. Të përfshirë në fushatën e protestës kundër naftës, me moton: “Just Stop Oil”, dy aktiviste hodhën salcë domatesh ndaj veprës që mbrohet nga një xham. Njëra prej tyre, 21-vjeçarja Phoebe Plummer thërriti: “Çfarë iu intereson më shumë, arti apo jeta?”.

Ato ishin veshur me bluza të bardha me mbishkrimet “Just Stop Oil”. Pasi ngjyrosën me të kuqen e salcës pikturën, qënduan për disa minuta me duart e vendosura në mur, gati për foto.

Protesta është shtrirë në të gjithë Britaninë e Madhe dhe synon të kundërshtojë hapat pas të qeverisë Truss, në politikën e emergjencës për klimën. Veprimet e aktivistëve radikalë kanë shënjestruar vende e transportin publik.

Vepra e ekspozuar në National Gallery të Londës, me vlerë 80 milion euro është vetëm një prej pesë versioneve të së njëjtës temë që mbajnë firmën e artistit të njohur holandez.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49460 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE