Zbulohet e kaluara naziste e princit holandez Bernhard/E mohonte me vendosmëri!

vovalbania October 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet e kaluara naziste e princit holandez Bernhard/E mohonte me vendosmëri!

Princi i ndjerë holandez Bernhard, gjyshi i mbretit në fuqi të vendit, Willem-Alexander ishte anëtar i Partisë Naziste në Holandë. Këtë e ka zbuluar një studim i ri, pothuajse dy dekada pas vdekjes së tij. E përditshmja NRC raportoi:

Një historian ka gjetur kartën origjinale të anëtarësimit të Bernhard në Arkivin e Shtëpisë Mbretërore.

Historiani, Flip Maarschalkerweerd, drejtor i arkivit e zbuloi kartën në letrat private të princit me origjinë gjermane.

Bernhard gjithmonë e mohoi se ai i përkiste partisë NSDAP të Adolf Hitlerit dhe e paraqiti veten si luftëtari suprem i rezistencës së vendit, pavarësisht akuzave për simpatitë naziste. Historiani shtoi:

Karta e anëtarësimit tani është dëshmi e qartë se ai ishte anëtar partie. Por, pse Bernhard nuk e shkatërroi atë, ky mbetet një mister.

Edhe pak para vdekjes së tij, princi tha në një seri intervistash me gazetën “De Volkskrant” se ai mund të deklaronte me dorën në Bibël:

Unë kurrë nuk kam qenë nazist. Unë kurrë nuk kam paguar tarifat e anëtarësimit, nuk kam pasur kurrë një kartë anëtarësie.

Princi Bernhard zu Lippe-Biesterfeld (1911-2004) erdhi nga Gjermania. Kur u fejua me princeshën e atëhershme të kurorës Juliana, në vitin 1936, ai anuloi anëtarësimin e tij në Partinë Naziste, diçka që kuptohet nga një shkëmbim letrash.

Në vitin 1996, historianët gjetën një kopje të kartës së anëtarësimit në Nju Jork, por Bernhard deklaroi se ishte një falsifikim, megjithëse ai pranoi se i përkiste një njësie speciale të SS, ndërsa ishte në Gjermani.

Holanda u pushtua nga Gjermania në vitin 1940. Bernhard shkoi në mërgim në Londër me mbretëreshën Wilhelmina, e cila e emëroi komandant të përgjithshëm të forcave të armatosura holandeze e kështu edhe të rezistencës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49113 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE