“Nuk meritonte fare të ishte në Për’Puthen”/Me kë e ka Olsa Muhameti?

vovalbania October 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk meritonte fare të ishte në Për’Puthen”/Me kë e ka Olsa Muhameti?

Sot e ftuar në emisionin “Më lër të flas” nga binjakët Veshaj, ka qenë Olsa Muhameti. Autorja e një prej programeve më të njohur “Për’Puthen” ka folur jo vetëm për jetën e saj private por edhe në lidhje me programet e ndryshme televizive ku ajo ka bashkëpunuar si dhe për fillesat e saj në Top Channel.

Por si lindi ideja e programit “Për’Puthen”?

Ka lindur kur unë isha autore e “E diell” pasi doja të bëja diçka ndryshe. Doja diçka të veçantë dhe mendova që ishte programi i dashurisë. Mendova për “Uomini E Donne” dhe e përshtata me terrenin shqiptar normalisht. Procesi si ata dashurohen ndryshon nga ata njerëzit në jetën e përditshme për shkak edhe të famës dhe gjithçkaje tjetër. Vazhdoj të them që është një program shumë i mirë dhe nuk bazohem tek shifrat. Ky sezon është më i miri, më i pjekur prandaj e them këtë. Vazhdon të ketë kurorën si emisioni më i mirë ‘dating’ në Shqipëri.

A ka pasur ndonjë konkurrent ose konkurrente në “Për’Puthen” që ke pasur konflikt?

Ka qenë një vajzë që nuk meritonte fare të ishte në “Për’Puthen”. Bëhet fjalë për një vajzë që qëndroi shumë pak në sezonin e dytë afërsisht dy muaj. Nuk dua të përmend emra sepse edhe publiku e kupton. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49674 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE