Prindër, vëmendjen këtu! Ja se çfarë ndodh nëse u jepni një celular në dorë fëmijëve në moshën 1-vjeçare!

vovalbania August 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Prindër, vëmendjen këtu! Ja se çfarë ndodh nëse u jepni një celular në dorë fëmijëve në moshën 1-vjeçare!

Nëse u jepni fëmijëve një celular apo tablet në dorë mund të jeni duke dëmtuar zhvillimin e tyre në mënyrën e duhur. Në këtë përfundim ka dalë një studim i realizuar së fundmi. Nëse fëmijët 1-vjeçarë kalojnë nga një deri në katër orë në celular për ditë, ekspozohen direkt ndaj rrezikut të vonimit të zhvillimit në komunikim deri në moshën 2-vjeçare. Po ashtu, këta fëmijë rrezikojnë që të shfaqin probleme me aftësitë motorike, aftësitë për zgjidhjen e problemeve dhe aftësitë sociale.

Në studimin e publikuar në revistën “JAMA Pediatrics” morën pjesë 7,097 fëmijë. “Ky është një studim shumë i rëndësishëm pasi ka një numër të konsiderueshëm fëmijësh të cilët janë ndjekur për vite me radhë,”- deklaroi Dr. Jason Nagata, profesor i asociuar i pediatrisë në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko.

Studimi sipas tij është i rëndësishëm pasi nxjerr në pah vonesat specifike në zhvillimin e fëmijëve. Në kuadër të studimit u mat sasia e orëve që fëmijët shpenzonin çdo ditë në ekrane në moshë 1-vjeçare dhe si performonin në disa fusha zhvillimi si aftësitë e komunikimit, aftësitë motorike, aftësitë personale dhe sociale dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve, në moshën 2 dhe 4 vjeç. Të dhënat u bazuan në raportimin e nënave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49444 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE