Si është pritur fjalimi i Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e KiE kundër raportit të Dick Marty-t sipas sondazhit të TAR?!

vovalbania October 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si është pritur fjalimi i Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e KiE kundër raportit të Dick Marty-t sipas sondazhit të TAR?!

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin e tij në Këshillin e Evropës, ku e nisi fjalën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës duke theksuar se çështja duhet të kthehet nga histori konflikti në histori bashkëpunimi, nën udhëheqjen e institucioneve ndërkombëtare. Ai u shpreh se e vetmja shpresë për të ardhmen është rivendosja e besimit në institucionet ndërkombëtare dhe faktet nuk duhet më të cenohen nga lojërat e pushtetit. Rama tha se raporti i Dick Marty është ‘fake news’ më i madh i shpërndarë ndonjëherë.

Raporti përmendte me emër drejtues të lartë të UÇK dhe i akuzonte për krime të tmerrshme, përfshirë edhe trafikim organesh. Ai raport nuk provoi asnjë nga akuzat. Edhe delegacioni shqiptar i atëhershëm nuk e pengoi këtë, edhe pse nuk pati asnjë gjë pro nga ato që autorët e raportit pretendonin. Unë jam këtu sot jo sepse ne nuk e dinim që ky është lajmi më i tmerrshëm i shpërndare ndonjëherë, i shpërndarë këtë herë  nga Këshilli i Evropës por pritëm me durim  për të parë akuzën zyrtare. Janë pretendimet tërësisht të pavërtetuara të një ish kryeprokurore në kërkim të shitjeve të mëdha të librit të saj çoi në një mocion e më pas në një raport që më pas i shndërrua në një rezolutë të kësaj Asambleje parlamentare që çoi më pas në krijimin e prokurorisë speciale që kërkon të dënojë drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare.

Pikërisht lidhur me këtë fjalim, ndjekësit e TAR janë pyetur nëse janë dakord dhe rezultatet janë si më poshtë.

Po 75%

Jo 25%

Nuk e di 0%

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE