Bojkoti i pedagogëve për rritje page, nesër protestë kombëtare!

vovalbania October 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bojkoti i pedagogëve për rritje page, nesër protestë kombëtare!

Ndërsa kanë kaluar dy ditë nga data zyrtare e nisjes së vitit akademik e vetëm në disa fakultete zhvillohet mësim, Sindikata e Pedagogëve përshkallëzon hapat dhe njofton sot se nesër do të ketë bojkot total të mësimit. Po ashtu, bën të ditur se gjithashtu nesër do të zhvillohet protestë kombëtare, para Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik

Të enjten ora 11:00 do të zhvillohet protesta kombëtare, në formën e bojkotit total, përpara Godinës së Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik, ku do të marrin pjesë të gjitha universitetet publike të vendit.

Sindikata u bën thirrje edhe studentëve t’i bashkohen protestës, duke theksuar se “synon zgjimin dhe ndërgjegjësimin e gjithë shoqërisë shqiptare për të tilla shqetësime ekzistenciale”.

Deklarata e plotë:

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) deklaron vijimin e protestave, në mbështetje të Peticionit të datës 30 Gusht 2022, drejtuar Kryeministrit, Ministres së Arsimit dhe Sporteve dhe rektoreve të IAL-ve publike.

Tē dashur kolegë, vetëm vijimi dhe qëndresa jonë e përbashkët do të mundësojnë vlerësimin dhe kthimin e dinjitetit akademik të stafeve dhe universiteteve tona. Nesër, më datë 20 Tetor 2022, ora 11:00 do të zhvillohet protesta kombëtare, në formën e bojkotit total, përpara Godines së Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik, ku do të marrin pjesë të gjitha universitetet publike të vendit.

Ftojmë edhe studentët që të japin mbështetje me prezencën e tyre. Le të jemi nesër të gjithë bashkë në këtë hapësirë akademike. Vetëm qëndresa dhe uniteti ynë i përbashkët, i shoqëruar me argumentet e pakundërshtueshme të Peticionit tonë, do të bëjnë të mundur arritjen e qëllimit që i kemi vënë vetes.

Kjo kauzë nuk është vetëm në funksion të stafit akademik, stafit ndihmës-akademik, administrativ dhe studentëve të lAL-ve publike, por synon zgjimin dhe ndërgjegjësimin e gjithë shoqërisë shqiptare për shqetësime të tilla ekzistenciale. Misioni ynë akademik vazhdon!

Pedagogët i kanë dërguar nëntë kërkesa qeverisë. Ata po zhvillojnë protesta pasi kërkojnë dyfishimin e pagave, ndërsa shprehen se nuk u mjafton rritja 7% nga Buxheti i Shtetit dhe 8% nga vetë universiteti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE