Çmimi i energjisë, Balluku dhe Tabaku, debat për fashën mbi 800 kw/orë

vovalbania October 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çmimi i energjisë, Balluku dhe Tabaku, debat për fashën mbi 800 kw/orë

Nga foltorja e parlamentit, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka arsyetuar vendimin e ERE-s për të shtyrë aplikimin e fashës prej 800 kw/orë për konsumatorët familjarë të vendosur gjatë muajit shtator.

Balluku deklaroi se vendimi erdhi pas reshjeve të shiut, që përmirësuan situatën hidrike në hidrocentrale, si dhe uljen e konsumit nga qytetarët.

Por, opozita kërkoi revokimin e këtij vendimi, duke arsyetuar se shqiptarët nuk mund të paguajnë më shumë në kohë krize.

“Duke parë në datën 30 shtator që kishim 3 evente moti që përmirësuan me 2 m liqenin e Fierzës, sigurisht që pati përmirësim dhe duke pasur të dhënat se konsumi u ul, qeveria vendosi të mos aplikojë fashën në tetor dhe i çuam kërkesë ERE. Tani i kërkoni kryetarit të ERE përse pezulloi fashën. Nëse qeveria vendos të mbrojë qytetarin, çfarë jeni duke thënë?”, u shpreh Balluku.

Ndërsa Tabaku u shpreh:

“Në emër të PD-së i kam kërkuar ERE që mos ta shtyjë vendimin, por ta revokojë. Nuk është nder. I detyrohet qeveria konsumatorit që të japë llogari. Vetëm në dy operacione, Operatori ka humbur 16 milionë euro”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48759 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE